Milevski publikoi listën për ndeshjet kontrolluese të marsit, ashtu siç paralajmëruam emër i ri do të jetë tetovari Qamili

Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Bllagoja Milevski, ka publikuar listën e futbollistëve të thirrur për ndeshjet kontrolluese kundër Moldavisë (22 mars, ora 15:30) dhe kundër Malit të Zi në Antalia të Turqisë (25 mars, ora 18:00).

Që të dyja ndeshjet do të zhvillohen në Antalia të Turqisë, aty ku ekspedita “verdhekuq” do të nis grumbullimin me datë 18 mars.

Ndeshjen e parë të besuarit e trajnerit Milevski do ta zhvillojnë me 22 mars me fillim në ora 15:30 kundër Moldavisë, derisa 3 ditë më vonë (25 mars), duke filluar nga ora 18:00 do të përballen me Malin e Zi.

Që të dyja ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin “Mardan”.

Më poshtë mund të njiheni me listën e futbollistëve të ftuar për këto dy ndeshje, e ku bie në sy emri i Lirim Qamilit, futbollistit shqiptarë me origjinë nga Nerashti i Tetovës, i cili luan në Danimarkë me skuadrën e Hvidovre.

“infOSport.mk”, një gjë të tillë ju kishte paralajmëruar që më herët, me Qamilin, që në këtë mënyrë bëhet emri i 6-të shqiptarë, pas Enis Bardhit, Agon Elezit, Visar Musliut, Erdon Dacit dhe Ezgjan Alioskit. (infOSport.mk)


Lista e futbollistëve të ftuar nga Bllagoja Milevski:
PORTIERË:
Stole DIMITRIEVSKI – (Rayo Vallecano, Spanjë), Damjan SHISHKOVSKI – (Ararat, Armenia), Igor ALEKSOVSKI – (Rabotniçki), Dejan ILIEV – (Sarajevë, BiH)

MBROJTËS:
Visar MUSLIU – (Paderborn, Gjermani), Todor TODOROVSKI – (Politeknik Iasi, Rumani), Nikola SERAFIMOV – (Fehervar, Hungari), Jovan MANEV – (Adana Demirspor), Turqi, Ezgjan ALIOSKI – (Al Ahli, Arabia Saudite), Bojan DIMOVSKI – (Akron,Rusia), Ahmed ILJAZOVSKI – (Hvidovre, Danimarkë), Stefan ASHKOVSKI – (Alashkert, Armeni), Gjoko ZAJKOV- (Craiova, Rumani), Darko VELKOVSKI – (Dinamo Bukuresht, Rumani);

MESFUSHORË:
Enis BARDHI – (Trabzonspor, Turqi), Jani ATANASOV – (Krakov, Poloni), Agon ELEZI – (Bochum, Gjermani), David BABUNSKI – (Mezekeveszd, Hungari), Tihomir KOSTADINOV – (Piast Gliëice, Poloni), Davor ZDRAVKOVSKI – (Mederëell, Skoci), Elif ELMAS – (Leipzig, Gjermani).

SULMUES:
Bojan MIOVSKI – (Aberdeen, Skoci), Milan RISTOVSKI – (Bohemians 1905, Republika Çeke), Darko ÇURLINOV – (Schalke 04, Gjermani), Aleksandar TRAJKOVSKI – (Hajduk, Kroaci), Dimitar MITROVSKI – (Varaždin, Kroaci), Erdon DACI – (Beveren, Belgjikë), Lirim QAMILI – (Hvidovre, Danimarkë).

Leave a Reply