Kalendari si malore për Voska Sport, 5 ndeshje të njëpasnjëshme shumë delikate

Voska Sport ka një kalendar shumë të vështirë në javët e mbetura të Ligës së Parë, shkruan “infOSport.mk”.

Nga 5 takime që ajo luan deri në datën 28 prill, dy prej tyre i zhvillon në shtëpi. Kështu, Voska Sport do ta nis nga qyteti fqinj, ku fillimisht do të përballet me Struga Trim Lum, kampionin në fuqi dhe njëherit liderin e tabelës së klasifikimit.

Një rezultat pozitiv në këtë ndeshje, do të ishte senzacion.

Më pas Voska Sport pret Rabotniçkin, një ndër skuadrat që gjithashtu lufton për mbijetesë. Që të dyja skuadrat kanë nga 27 pikë, ashtu që pritet një luftë e vërtetë në stadiumin e qytetit në Ohër në uikendin e parë të prillit, njëjtë sikurse edhe me 14 prill, kur skuadra e Zaharievskit do të ketë një përballje me AP Brera, një tjetër skuadër që lufton për mbijetesë, e që aktualisht kanë numrin e njëjtë të pikëve.

21 prilli mund të ndryshojë shumë matematika, me Voska Sport që mund të vendos për fatin e vetë në duelin në Shkup kundër Vardarit, ndërkohë 28 prilli e sheh si favorit skuadrën shqiptare nga Ohri përballë Bregallnicës, skuadër kjo që megjithatë ende nuk e ka dhënë fjalën e fundit, kur është në pyetje mbijetesa, pavarësisht se për momentin ndodhet në pozitën e parafundit me 5 pikë ngecje ndaj Voska Sport.

Pra 5 ndeshje, që mund të thonë shumë për ecurinë e Voska Sport, e që realisht mund të vendosin edhe për fatin e kësaj skuadre. (infOSport.mk)

Leave a Reply