Yamal-Endrick, “Dueli i së ardhmes” në La Liga!

Leo Messi- Kristiano Ronaldo, dueli i tyre i përjetshëm, dhe ajo që dy yjet e futbollit botëror kanë lënë pas, është e vështirë të përsëritet. Megjithatë në Spanjë dhe jo vetëm shpresojnë shumë që kjo histori të ndodh në vitet në vijim, teksa dy klubet më të famshme në Spanjë kanë në përbërje dy nga talentet më të mëdhenj që kanë dalë në vitet e fundit, Lamine Yamal dhe Endrick.

Yamal po udhëheq Barcelonën në këtë moment të vështirë, derisa po bën edhe protagonistin te kombëtarja e Spanjës, pavarësisht se është vetëm 17 vjeç. Ndërkohë ylli brazilian, Endrick, i cili ka nënshkruar me Realin e Madridit, në dy miqësoret e fundit realizoi dy gola me shumë peshë me fanellën e kombëtares së Brazilit.

Endrick si zëvendësues i Vinicius, ndëshkoi Anglinë duke i dhuruar Brazilit fitoren, ndërsa shënoi edhe kundër Spanjës duke realizuar një gol shumë të bukur në atë barazim 3:3.

Ashtu si Yamal, edhe Endrick është vetëm 17 vjeç.

Në pritje për të zbuluar se cila do të jetë e ardhmja e Mbappe dhe Haaland, që lidhen me transferime te dy  skuadrat gjigande, Real Madrid-Barcelona, në Spanjë janë të sigurt se te Endrick dhe Yamal shohin duelin e së ardhmes.

Leave a Reply