Nedim Bajrami gati për t’iu bashkuar skuadrës tjetër italiane që pritet të luaj në Europë!

Nedim Bajrami nuk po kalon momente të mira te Sassuolo, mirëpo falë paraqitjeve pozitive me kombëtaren shqiptare, fantazisti shqiptarë gjithnjë është në qendër të vëmendjes, duke zgjuar interesim nga skuadra tjera të mëdha, e që vijnë nga Serie A.

Kështu, sipas asaj që raporton e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport”, për shërbimet e tetovarit, po interesohet skuadra e Bolonjas. Ka qenë vetë Drejtori Sportiv i kësaj skuadre, Xhiovani Sartori, i cili kishte përcjellë nga afër Bajramin në ndeshjen e kombëtares shqiptare kundër Kilit, ndeshje kjo e zhvilluar në stadiumin “Enio Tardini” të Parmës.

Fantazisti kuqezi është një profil që pëlqehet nga drejtuesit e Bolonjas, dhe i njëjti shihet si një përforcim cilësor për sezonin e ardhshëm kur skuadra nga “Renato Dall’Ara” pritet të luajë në Europë.

Aktualisht kjo skuadër renditet në pozitën e katërt në Serie A, aty ku Bajrami numëron gjithsej 95 ndeshje dhe 9 gola të shënuar.

Leave a Reply