Meriton Gega sërish do udhëheq Strugën, dhe sërish do të debutojë kundër Gostivarit

Meriton Gega do të udhëheq Struga Trim Lum në ndeshjen e së mërkurës kundër Gostivarit, e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Maqedonisë së Veriut.

Gega luante rolin e ndihmës trajnerit të Qatip Osmanit, i cili ditë më parë vendosi të jap dorëheqje pas rezultateve jo të mira, sidomos në fillim të këtij stinori pranveror, kur skuadra kampione në fuqi u mund në të dyja ndeshjet e para, fillimisht përballë Gostivarit, gjegjësisht Vardarit.

Interesant është fakti, se Gega edhe vitin e kaluar në tre xhiro para fundit të kampionatit kishte marrë rolin e kryetrajnerit, teksa kishte debutuar pikërisht kundër Gostivarit.

Atë kohë, 4 maj të vitit 2024, Struga Trim Lum fitonte minimalisht 1:0 falë golit të shënuar nga Marjan Radeski, ndërsa vetëm 8 ditë më vonë,  me Gegën në krye kishin regjistruar edhe atë fitore të madhe ndaj Shkëndijës, që në fund ju kishte siguruar edhe titullin kampion, të dytin në histori. (infOSport.mk)

Leave a Reply