Sunaj Hasan, e ka nisur me këmbë të mbarë vitin 2026

Sulmuesi shkupjan ka shënuar në dy ndeshjet e para kontrolluese të skuadrës së tij, KF Rilindja 1974, aty ku për trajner ka, Faruk Statovcin.

Sunaj Hasan fillimisht shënoi në miqësoren ndaj Istogut në Kosovë, ndeshje kjo që u mbyll me shifrat 2:2, ndërsa gjithashtu shënoi edhe gjatë ditës së sotme në fitoren 4:0 ndaj KF Shiroka, skuadër kjo e Kategorisë së Dytë shqiptare.

Kujtojmë, Hasan gjatë stinorit vjeshtorë me fanellën e KF Rilindja 1974 realizoi 6 gola, duke u renditur i katërti në listën e golashënuesve në Ligën e parë kosovare.

Hasan, njëherit është goleadori i parë te KF Rilindja, skuadër kjo që nga sot është zhvendosur në Durrës të Shqipërisë, aty ku do të zhvillojë edhe fazën kryesore të përgatitjeve. (infOSport.mk)

Leave a Reply