Florent Ramadani rrugës për në Kosovë, gati për të firmosur me Dritën e Gjilanit

Dita e premte, dita më e mirë e javës po rezulton të jetë shumë e mbarë për mesfushorin tetovar, Florent Ramadani. Siç mëson “infOSport.mk”, Florenti tashmë ka marrë rrugën drejt Kosovës, aty ku do të vijojë karrierën e tij profesioniste.

Futbollisti i rritur dhe ndërtuar te Shkëndija e Tetovës, së shpejti pritet të hedh firmën me skuadrën kampione të Dritës së Gjilanit, aty ku do të rigjejë ish bashkëlojtarin e tij, Egzon Bejtullai.

Burime të besueshme pranë “infOSport.mk”, bëjnë me dije se Florent Ramadani me Dritën e Gjilanit pritet të firmos kontratë për dy vite e gjysmë, duke rritur dukshëm kështu cilësinë e mesfushës te skuadra gjilanase, që edhe këtë vit shihet si një ndër skuadrat pretendente për titullin e kampionit.


LEXO GJITHASHTU:

Përveç Ramadanit dhe Ademit, edhe një tjetër largim ADN nga Shkëndija e Tetovës


Drita e Gjilanit në këtë mënyrë fitoi konkurrencën me Dukagjinin dhe Ferizajin, që gjithashtu interesoheshin për shërbimet e Ramadanit, por edhe me Partizanin, Tiranën dhe Elbasanin, skuadra këto nga Superliga shqiptare, që ishin në bisedime e sipër me mesfushorin tetovar.

Kujtojmë, 25-vjeçari Ramadani gjithë karrierën e tij e kishte ndërtuar te Shkëndija e Tetovës, me një përjashtim të vogël gjatë 4 muajve të fundit të vitit 2019, kur si një 19-vjeçar kishte provuar veten të luaj edhe me fanellën Dritës së Bogovinës.

Ndryshe Florent Ramadani me Shkëndijën numëron plotë 148 ndeshje dhe 17 gola të shënuar. Ai gjatë sezonit të fundit në ndeshje të caktuar mbante edhe shiritin e kapitenit, ndërsa tashmë për herë të parë do të luaj me një skuadër ndryshe nga Shkëndija dhe jashtë Tetovës së tij. (infOSport.mk)

Leave a Reply