Përveç Ramadanit dhe Ademit, edhe një tjetër largim ADN nga Shkëndija e Tetovës

Shkëndija gjatë ditës së sotme përmes faqes së saj zyrtare njoftoi për ndërprerjen e bashkëpunimit me dy futbollistët e saj të rritur në Akademinë “kuqezi”, Florent Ramadani dhe Fiton Ademi.

Që të dy me shumë gjasa karrierën e tyre do ta vazhdojnë në Kosovë, ndërkohë siç mëson “infOSport.mk”, bashkëpunimin me skuadrën tetovare e ka mbyllur edhe një tjetër futbollistë i rritur në shkollën e kësaj skuadre, Amir Nuhija.

“Me marrëveshje të dyanshme vendosëm që të shkëpusim kontratën. Falënderoj të gjitha nga Shkëndija për këto vite që kaluam bashkë, u jam mirënjohës. Aktualisht jam pjesë e Shkëndijës së Haraçinës, mirëpo nëse më vjen ndonjë ofertë serioze, nuk e përjashtojë mundësinë për tu larguar” – tha enkas për “infOSport.mk”, Amir Nuhija, i cili gjatë stinorit vjeshtorë ishte një ndër futbollistët më të dalluar te skuadra nga Haraçina, duke shënuar disa gola shumë të rëndësishëm.

Ndryshe, kontrata e Amir Nuhijës me Shkëndijën e Tetovës ishte valide deri janarin e vitit 2028. (infOSport.mk)

Leave a Reply