Punë e kryer, braziliani Rafael do të veshë fanellën e Shkëndijës!

Mesfushori me tipare mbrojtëse, braziliani Rafael, do të jetë përforcimi i parë i Shkëndijës në prag të sezonit të ri futbollistik, 2026/27.

Bëhet fjalë për një futbollistë 26-vjeçar, i cili te Shkëndija vjen nga Superliga shqiptare, më saktësisht nga KF Tirana.Braziliani i lindur në Belo Horizonte, me fanellën “bardheblu” të Tiranës kishte zhvilluar plotë 50 ndeshje, duke regjistruar edhe 6 gola dhe 3 asistime.

 

Ndryshe, Rafael karrierën e kishte nisur në vendlindjen e tij në Brazil, që më pas të bëj karrierë edhe në Portugali me skuadrën e Leixões, nga e cila janarin e vitit 2025-të ishte transferuar te KF Tirana.

Leave a Reply