Është hedhur shorti për çiftet gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë në kategoritë e reja, që pritet të japin më të mirën nga vetja, për të siguruar një vend për në finalen e madhe.
Në konkurrencën e të rinjëve, goglat deshën që në gjysmëfinalen e parë të takohen dy rivalët e mëdhenj nga kryeqendra jonë, FC Shkupi 1927 dhe Vardari, ndërkohë në gjysmëfinalen e dytë, forcat do ti masin AP Brera dhe Pelisteri.
Në kategorinë e kadetëve, skuadra shkupjane e Nju Stars do të luajë kundër Pelisterit, ndërsa në ndeshjen tjetër gjysmëfinale tek këto grupmosha do të luajnë Vardari dhe AP Brera.
Në kategorinë e pionerëve, Pelisteri do të takohet me Vardarin, ndërsa Makedonija Gj.P. 1932 do të luajë kundër AP Brerës.
Te pionierët më të rinj, Vardari do të luaj ndaj Bregalnica 2008, ndërsa Pelisteri do të takohet me Struga Trim Lum.
Ndeshjet në fjalë do të luhen më 5, 6 dhe 7 maj. Fituesit e këtyre ndeshjeve do të sigurojnë një vend në finalen e madhe të Kupës së Maqedonisë.

