Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, Lumbardh Dellova është në radarin e klubeve turke, Çaykur Rizespor dhe Amedspor, ndërsa gjithashtu nuk mungon interesimi edhe nga klubet ruse si dhe ato nga MLS liga amerikane, që po monitorojnë situatën e tij.
Lumbardh Dellova me klubin bullgar ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027, ndërsa në marrëveshjen e tij aktuale ekziston një klauzolë, sipas së cilës ai mund të jetë i lirë, nëse skuadrat e interesuara për të paguajnë një shifër në vlerë prej 900 mijë eurove.
Dellova pjesë e skuadrës së njohur bullgare është që nga vera e vitit 2024.
