Sot starton kampionati i 79-të i Kategorisë Superiore shqiptare, i cili pritet që të jetë spektakolar. Të parët që do të zbresin në fushë janë kampionët në fuqi të Kukësit, të cilët do të presin debutuesit e Kamzës, te e cila skuadër debutimin e tij do të bëjë futbollisti kërçovarë, Demir Imeri.
Verilindorët kanë pësuar shumë ndryshime gjatë kësaj vere sepse pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, përveç trajnerit Gjoka nga Kukësi u larguan shumë futbollistë cilësorë, ku spikasin mesfushorët Lena e Karoika por edhe sulmuesit Pejiç dhe Emini.
Kjo ndeshje starton në ora 16:00, ndërkohë tre orë më vonë në program janë edhe dy ndeshje të tjera, ajo midis Teutës dhe Flamurtarit si dhe Skënderbeut dhe Flamurtarit. Te skuadra vlonjate pritet që debutimin e tyre të kenë Muhamed Useini dhe Artim Pollozhani, ndërsa gjithashtu edhe ish braziliani i Shkëndijës, Viktor Nildo Xhufo dhe ish “romantiku”, Goran Siljanovski.
Në anën tjetër te Skëndërbeu pritet që të debutojë edhe një ish “romantikë” tjetër, Suad Sahiti, që vetëm para disa ditëve u transferua te skuadra korçare.
Kategoria Superiore, Java I |
||
Kukesi | 09.09 – 16:00 | Kamza |
Skenderbeu | 09.09 – 19:00 | Flamurtari |
Teuta | 09.09 – 19:00 | Luftetari Gjirokastra |
Lushnja | 10.09 – 16:00 | Vllaznia |
Partizani | 10.09 – 19:00 | Laçi |