“Mirror” zbulon klubin e ri të Xherdan Shaqirit!

Ylli shqiptarë i përfaqësueses së Zvicrës, Xherdan Shaqiri ka zgjuar interesim nga një prej top klubeve të futbollit evropian.

Sipas “Mirror”,  është skuadra finaliste e Ligës së Kampionëve Europian, Liverpulli që gjatë kësaj vere do të tentojë ta transferojë mesfushorin e Stouk Sitit,  Xherdan Shaqiri.

Me një transferim të këtillë me siguri që do të ishte i kënaqur edhe vetë Shaqiri, mirëpo kuptohet që një gjë e tillë do të mund të ndodhte vetëm pas Kampionatit Botëror, “Rusi 2018”, ku shpresojmë që Shaqiri të ketë një paraqitje të denjtë.

Leave a Reply