Akuza për trukime ndeshjesh në Bosnje, arrestohen 8 arbitra

Arrestime të shumta në Bosnje Hercegovinë. Shkak janë bërë dyshimet për fiksim ndeshjes dhe në shënjestër janë gjyqtarë të shumtë futbollit.

Aksioni ka nisur ditën e sotme në mëngjes, me ç’rast janë arrestuar 8 persona. Mirëpo ky numër pritet të rritet pasi Prokuroria e Bosnje Hercegovinës ka dhënë urdhër për arrestimin dhe akuzat janë për krim të organizuar, shpërdorim detyre, marrje dhuratash dhe forma të tjera të përfitimeve.

Nën hetim janë ndeshje të shumta të ligës së parë. Mes të dyshuarve, përveç gjyqtarëve ka edhe zyrtarë të tjerë të Federatës, përfshirë delegatë e vëzhgues.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply