Ministri italian paralajmëron mbylljen para kohe të “Serie A”!

Ministri i Sportit në qeverinë italiane, Vinceznso Spadafora, ka theksuar se rinisja e ndeshjeve në “Serie A” nuk ka shumë gjasa të ndodhë dhe se shumica e presidentëve të klubeve mund t’ia kërkojnë atij ndërprerjen e sezonit shumë shpejt.

Dekreti i fundit i qeverisë për t’i zbutur masat e vetëizolimit është pritur me huti dhe zemërim nga klubet e “Serie A”, trajnerët dhe futbollistët, pasi që njerëzve u është lejuar të dalin në parqe nga 4 maji, teksa atletëve nuk u është lejuar të bëhet e njëjta në ambiente të kontrolluara stërvitore deri më 18 maj.

Një takim emergjent i krerëve të “Serie A” është ftuar për 1 maj, kur përfaqësuesit do të tentojnë ta bindin qeverinë italiane për ta kopjuar modelin e qeverisë spanjolle për kthimin në seanca stërvitore, që është i ngjashëm.

“Negociatat janë në proces mes komitetit shkencor dhe Federatës së Futbollit të Italisë, që e ka propozuar një protokoll mjekësor i cili nuk u vlerësua i mjaftueshëm”, ka thënë Spadafora.

“Megjithatë, unë gjithmonë kam thënë që rinisja e seancave stërvitore do të thotë rinisje e sezonit. Unë e shoh rinisjen e ‘Serie A’ si një mundësi gjithmonë e me më pak gjasa për të ndodhur. Futbollistët duan t’i rinisin stërvitjet, por nëse unë do të isha president i një klubi, unë do të mendoja më shumë për nisjen e sezonit të ri me më shumë siguri. Franca nuk do të jetë liga e fundit që do të vendosë për ndërprerjen e sezonit këtu dhe kjo mund ta nxisë edhe Italinë ta përdorë të njëjtën metodë” –  është shprehur Spadafora.

Ndërkohë, La Liga, Bundesliga dhe Premierliga janë duke punuar në plane për t’u kthyer në fushën e lojës në fillim të qershorit, përderisa Liga e Kampionëve dhe Liga e Europës pritet të kthehen në gusht.

Leave a Reply