ZYRTARE, Kejlor Navas pjesë e Paris Sen Zhermen

Skuadra kampione e Francës, Paris Sen Zhermen ka zyrtarizuar blerjen e portierit Kejlor Navas nga rradhët eReal Madridit.

Portieri nga Kosta Rika me “parisienët” ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare, sipas së cilës në “Parkun e Princërve” do të qëndrojë deri më 30 qershor të vitit 2023.

Navas që ka dhe kombësi spanjolle, është lojtari i parë që vjen nga Kosta Rika në historinë e klubit të Paris Sen Zhermen.

Ndryshe Navas Spanjë ka luajtur te Albasete (2010-2011) Levante (2011-2014) dhe së fundmi te Real Madridit (2014-2019).

Navas me fanellën e Real Madridit ka zhvilluar 162 ndeshje, ndërsa me fanellën eKombëtares së Kosta Rikës numëron 88 paraqitje.

Leave a Reply