Kadriu: Ta mbyllim me fitore ndaj Vardarit që të jemi më afër objektivit!

Gjysmësezoni vjeshtor në elitën e futbollit vendor zyrtarisht do të mbyllet nesër me ndeshjen e prapambetur në kuadër të xhiros 12-të ndërmjet Rabotniçkit dhe Vardarit. Favoriti dihet në letër, por jo edhe në fushë, ndërsa të vetëdishëm nga kjo situatë, nga tabori i Rabotniçkit me optimizëm besojnë në rezultat pozitiv në përballjen e së mërkurës.

“Nesër si ndeshja e fundit në gjysmëstinorin vjeshtor, jemi përgatit 10 ditë për këtë sfidë. E kemi analizuar kundërshtarin dhe e dimë së për çfarë ekipi bëhet fjalë. Por gjithsesi ne do të hymë në fushë për fitore, do të japim më të mirë nga vetja dhe do të mundohemi t’i kryejmë detyrat që na i ka dhënë trajneri që në fund të dalim me tre pikë”, shprehet enkas për infosport, mesfushori i Rabotniçkit, Florian Kadriu.

Triumfi eventual ndaj kampionëve në fuqi të vendit, do të nxjerrte “romantikët” më afër qëllimit që kanë për këtë sezon.

“Do të jetë shumë mirë nëse e mbyllim sezonin me fitore, pasi kështu do të jemi më afër vendit të tretë që është edhe objektivi jonë për këtë sezon”, përfundon Kadriu për infosport.

Takimi Vardari-Rabotniçki luhet nesër në stadiumin “Filipi i Dytë”, duke filluar nga ora 13:00.

Leave a Reply