Rikthehet Alaudin Mustafa. Më në fund basketbollisti shkupjan, ka lënë pas lëndimin shumë serioz që kishte gjatë sezonit të kaluar. Kur kampionatet janë mbyllur, 22 vjeçari ndodhet në vendlindjen e tij në Shkup, ndërsa pas plotë 5 muajve nga operimi në gju, iu është rikthyer stërvitjeve të lehta në palestër.
Mustafa kishte këputur ligamentin, ndërsa kjo ishte shumë shqetësuese për të, familjarët, klubin dhe të tjerët që e ndjekin atë në këtë sport, pasi nuk dihej e ardhmja e tij për të vazhduar profesionin. Mirëpo me shumë vetë besim në vete dhe përkrahje nga familjarët dhe shoqëria, basketbollisti shkupjan rigjen vetën duke filluar me stërvitje personale dhe të lehta.

“Kaluan 5 muaj nga operimi që kisha. Kalova shumë momente të vështira dhe kuptohet bëhet fjal për një lëndim serioz, ku shumica e basketbollistëe e kanë mbyllur karrierën pas këtij lëndimi, por te unë nuk do të ndodhë kjo, sepse i di aftësitë e mija dhe e kam thënë edhe para operimit, se do të rikthehem. Jam ende i ri do e përballojë këtë lëndim dhe ja erdhi koha për tu rikthyer. Këtë javë kam filluar me disa stërvitje të lehta me intenzitet më të ulët, pasi i kalova fazat terapike të rehabilitimit mjeku më dha driten jeshile për të filluar me ushtrime”, shprehet Mustafa për “InfOSport.mk”.
Ai më tej vazhdon të shpreh emocionin e rikthimit të tij, pas shumë muajve pauzë që ishte jasht parketit.
“Ndjehem shumë i lumtur që pas 8 muajve pauzë, po kthehem përsëri dhe jam i motivuar shumë për të punuar fortë. Vërtetë është shumë herët për të premtuar ndonjë sukses që dua ta arrijë, mirëpo kam shumë besim në vete dhe shpresojë që me ndihmën e Zotit që gjithmonë jam faleminderues ndaj tij do të arrijë t’i prek disa suksese të rëndësishme në këtë sport”, përfundon Mustafa.
22 vjeçari është pjesë e skuadrës Trakya të Turqisë, ndërsa duke parë talentin dhe aftësitë e Mustafës, për të janë të interesuar edhe disa klube tjera turke. / “InfOSport.mk”.
