Konfirmohet lajmi i “infOSport.mk”, Ferhan Hasani edhe zyrtarisht rikthehet te Shkëndija

E paralajmëruam që gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së kaluar, ndërsa sot erdhi edhe konfirmimi nga ana e drejtuesve të Shkëndijës. Ferhan Hasani vishet sërish “kuqezi”, me të vetmin qëllim për të ndihmuar skuadrën e tij të zemrës në stinorin pranveror, ku me shumë gjasa deri në fund

Hasani nuk përshtatet në skemat e Dajës, gati të largohet nga Partizani!

Tetovari Ferhan Hasani ishte një nga afrimet më të bujshme të Partizanit gjatë merkatos së janarit. Mesfushori u afrua me parametra 0 te “Demat e Kuq”, pasi kishte mbyllur aventurën te Helsinki. Në 5 muaji te Partizani, Hasani u aktivizua për vetëm 260 minuta, duke mos u preferuar shumë nga trajneri

Daja tregon pse nuk e aktivizon Hasanin titullarë te Partizani

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja është shprehur tepër i kënaqur pas fitores 3:0 ndaj Bylisit dje në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, tekniku i “Demave të Kuq”, duke folur për ndeshjen ndaj ballshiotëve, nuk la pa e prekur edhe çshtjen Ferhan Hasani,

Jasir Asani shënon në fitoren e Partizanit, shënon edhe ish futbollisti i Shkëndijës (VIDEO)

Partizani ka shënuar një fitore më të lehtë se sa pritej në ndeshjen kundër Bylisit, e vlefshme për javën e 26-të në Superligën e Shqipërisë, njofton “infOSport.mk”. Të besuarit e trajnerit Ilir Daja shënuan fitore 3:0, ndërsa në listën e golashënuesve u regjistruan edhe ish futbollistë që më parë kishin

Daja zbulon formacionin anti Bylis, Ferhan Hasani sërish në bankinë

Me fillim në ora 16:00 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë do të zhvillohet sfida e fundit e javës së 27-të në Superligën shqiptare midis Partizanit dhe Bylisit. Para pak çasteve trajnerët e të dyja skuadrave kanë bërë publike formacionet, ndërsa te Partizani bie në sy sërish mungesa e Ferhan

Ferhan Hasani për herë të parë nga minuta e parë te Partizani

Skuadra e Partizanit gjatë ditës së sotme në stadiumin “Air Albania” do të mirëpres Bylisin në ndeshjen e fundit të javës së 27-të në Superligën shqiptare, njofton “infOSport.mk”. “Demat e Kuq” do të kërkojnë të marrin maksimumin edhe për të mos humbur kontaktet me Teutën kryesuese, e cila gjatë ditës së

Hasani për disa javë te Partizani luajti vetëm 9 minuta, ndërsa me Maqedoninë 24 minuta kundër Lihtenshtejnit!

Maqedonia e Veriut mbrëmë në arenën “Todor Proeski” mundi Lihtenshtejnin me rezultatin e thellë 5:0, njofton “infOSport.mk”. Serinë e golave e hapi futbollisti shqiptarë i Levantes, Enis Bardhi, ndërsa pjesë e kësaj fitore gjithashtu ishin edhe Visar Musliu, Ezgjan Alioski (titullarë), Egzon Bejtullai dhe Ferhan Hasani. Fatntazisti i Partizanit në lojë u

Hasani del në stërvitje me Partizanin, gati për të debutuar me Vllazninë!

Blerja më e re e Partizanit, Ferhan Hasani gjatë ditës së djeshme kreu seancën e parë stërvitore me “Demat e Kuq”. 30-vjeçari i është bashkuar skuadrës në kompleksin sportiv “Football Republic”. Tetovari pritet me shumë interes se si do të paraqitet me 16-herë kampionët e Shqipërisë, pasi konsiderohet si njëri prej futbollistëvë