Miqësore luksi, Shkupi mundi Gostivarin

Skuadra e FC Shkupit sot ka zhvilluar një ndeshje luksi me ekipin e Ligës së tretë, Gostivarin, njofton “infOSport.mk”.

Në një ndeshje në të cilën trajneri Ardian Nuhiu ju dha mundësinë atyre futbollistëve që kishin më pak minuta në ndeshjet kampionale, skuadra “bardhekaltër” nga Çairi shënoi fitore me rezultatin 4:1.

Fatih Ismaili, Emanuel Mbella, Nnikolla Iliç dhe Fatih Jusufi ishin autorë të golave për Shkupin, derisa golin e nderit për Gostivarin e realizoi shkupjani, Sunaj Hasan, i cili si futbollist ishte krijuar pikërisht te skuadra e FC Shkupit.

Rikujtojmë se skuadra nga Çairi, të dielën në ndeshjen e javës së 23-të në elitën e futbollit vendor do të mirëpret Renovën.

________________________________________________________

Formacioni i parë i Shkupit: Burhan Mustafa, Fisnik Zuka, Besir Ramadani, Samir Shabani, Fatmir Arif, Agon Elezi, Altin Sefo, Emmanuel Mbella, Nikolla Iliç, Fatih Ismaili dhe Husein Demiri.

Luajtën edhe: Ruzhdi Ameti (portier), Lavdrim Salihasi, Krenar Suma, Jakup Ramadani, Xhavit Mamuti, Besnik Ferati, Fatih Jusufi.

Leave a Reply