Reali dhe Bajerni, si në shtëpi si mysafir

Asgjë e re, Reali dhe Bajerni përsërisin rezultatin e ndeshjeve të para duke u kualifikuar me stil për në ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve Evropian.

Njëjtë sikurse tre javë më parë “galaktikët” dhe “bavarezët” shënuan fitore ndaj “napolitanëve”, gjegjësisht “topçinjëve”, duke i turpëruar ata edhe para tifozëve të tyre. Bajerni ishte i pamëshirëshëm edhe në “Emirates Stadium” duke shënuar plotë 5 gola, kundrejt një goli të shënuar nga Arsenali që avansoi i pari në këtë ndeshje, ndërkohë Reali edhe në “Sao Paolo” arriti të shënojë tre gola, njëjtë sikurse edhe në “Santiago Bernabeu”.

 

Liga e Kampionëve, ndeshjet kthyese të 1/8 së finales:

Napoli – Real Madrid 1:3 (1:3)        rez. Përgjithshëm 2:6

Mertens 24’ – Ramos 52’, Mertens a.g 57’, Morata 90+1’

 

Arsenali – Bajerni i Munihut 1:5      rez. Përgjithshëm 2:10

Uolkot 20’ – Levandovski 55’-pen, Roben 68’, Kosta, Vidal 80’, 85’

Leave a Reply