A ishte i manipuluar shorti i Ligës së Kampionëve? (VIDEO)

Vetëm disa minuta pas hedhjes së shortit për ndeshjet gjysmëfinale në kuadër të Ligës së Kampionëve Evropian nëpër rrjetet sociale filluan shkrimet se kinse shorti ka qenë i manipuluar, njofton “infOSport.mk”. Shumica pohojnë se Real Madridi dhe Atletiko Madridi janë tërhequr qëllimisht që të përballen kundër njëri tjetrit.

Përkrahësit e kësaj teorie u referohen veprimeve të Jan Rash, i cili tërhiqte goglat. Fillimisht legjenda e Liverpullit tërhoqi Realin e Madridit, ndërsa më pas ajo që bëri të lindin dyshimet ishte se Rash pa shumë hezitim tërhoqi njërën prej goglave të tjera, duke mos i tollovitur ata fare. Pikërisht nga ajo gogël doli emri i Atletiko Madridit. Vallë gogla e tërhequr ishte me temperaturë të ndryshme nga të tjerat, apo ajo është vetëm në thashethem, një gjë të tillë ja lëmë kohës. Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve Evropian, fati deshi që të takohen Monako dhe Juventusi, shkruan “infOSport.mk”.

Ndeshjet e para në program janë me datë 02 dhe 03 maj, ndërsa ato kthyese vetëm një javë më pas.

Finalja e madhe në program është me datë 3 qershor dhe e njëjta do të zhvillohet në Kardif.

Leave a Reply