FIFA – Renditja, Maqedonia nuk lëviz fare

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll nuk ka lëvizur fare në renditjen më të re të FIFA-s. Ashtu si edhe muajin e kaluar, Maqedonia mbetet në pozitën e 133-të, ndërsa interesant është fakti se edhe përfaqësueset tjera të Grupit “G”, nuk kanë lëvizur fare nga pozitat e mëparshme.

Kësisoj Spanja mbetet në pozitën e 10-të, Italia dy vende më poshtë, Izraeli në pozitën e 63-të, duke lënë pas vetes Shqipërinë në pozitën e 66-të, derisa Lihtenshtajni edhe këtë muaj do të qëndrojë në pozitën e 189-të.

Brazili edhe më tej vazhdon të kryesojë renditjen, duke lënë pas vetes Argjentinën dhe Gjermaninë, ndërsa në TOP-10 ka vend edhe për kombëtaret si Kili, Kolumbia, Franca, Belgjika, Zvicra dhe Spanja.

Leave a Reply