Barcelona triumfon në Kupën e Mbretit (VIDEO)

Skuadra e Barcelonës për të tretën herë me rradhë dhe gjithsej për të 29-të herë, që është njëherit edhe rekord, arriti që të triumfoi në kuadër të Kupës së Mbretit, duke mundur sonte në finalen e madhe të zhvilluar në “Visente Kallderon” skuadrën e Alavesit me rezultatin 3:1.

Edhe një herë tjetër figurë qendrore te skuadra “katalunase” ishte Lionel Messi, i cili realizoi golin e parë për Barcelonën në minutën e 30-të, ndërsa asistoi në golin e tretë të shënuar nga Pablo Alkaser (45+3), para se Nejmar  të shënonte në minutën e fundit nga koha e rregullt gjatë pjesës së parë.

Golin e vetëm për skuadrën e Alavesit dhe ndoshta më të bukurin të ndeshjes, e realizoi Teo Ernandes (33’).

Finalja edhe kësaj rradhe nisi me fërshëllima gjatë intonimit të himnit të Spanjës, ndërsa vlen të theksohet se kjo ndeshje ishte e fundit për trajnerin e Barcelonës, Luis Enrike, i cili brenda 3 viteve sa ishte në krye të skuadrës “katalunase” fitoi 9 trofe, përfshirë këtu edhe një “tripletë” brenda një viti.

Leave a Reply