Zhuta feston titullin e kampionit me Rijekën (FOTO)

Leonard Zhuta me skuadrën e Rijekës kanë pranuar trofen e kampionit në elitën kroate, duke e festuar atë pikërisht në stadiumin “Maksimir” te rivalët e Dinamo Zagrebit. Në xhiron e fundit të elitës në Kroaci, Dinamo ishte nikoqir e Rijekës, duke i fituar kampionët e ri me rezultat 5:2.

Pas ndeshjes, trofeu iu dorëzua kampionëve të Rijekës, me këta të fundit që ndalën dominimin 10 vjeçar të Dinamo Zagrebit në futbollin kroat.

Kujtojmë katër ditë më vonë Dinamo Zagrebi dhe Rijeka do të përballen në finale e Kupës së Kroacisë.

Leave a Reply