Mançini merr drejtimin e Zenitit

Strategu italian, Roberto Mançini do të jetë trajneri i ri i skuadrës së njohur ruse të Zenitit. Një gjë të tillë pohojnë mediat ruse, ndërkohë që Mançini është fotografuar me shefin e kompanisë Gazprom, Aleksej Miler.

Mançini kishte kohë që priste një ofertë serioze dhe tashmë ka pranuar të shkojë në Rusi, ku Zeniti i ka ofruar një kontratë marramendëse, 5-6 milionë euro në ezon, buxhet i konsiderueshëm dhe dorë e lirë për të rindërtuar skuadrën, pas dështimit në edicionin e sapo përfunduar në Rusi, ku Zeniti u rendit vetëm si skuadra e tretë në kampionat.

Mançini edhe zyrtarisht pritet të prezantohet si trajner i Zenitit ditëve në vijim, ndërsa bëhet trajneri i rradhës italian që do punoj në Rusi, pas Luçiano Spaletit, Fabio Kapelos dhe Masimo Karreras.

Leave a Reply