Rikuperimi i Abdullahut po shkon sipas planit

Rikuperimi i Xhelil Abdullahut, mbrojtësit të majtë të Renovës po shkon sipas planit, njofton “infOSport.mk”.

Futbollisti tetovar javë më parë i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjike, që kishte shkuar mjaft mirë.

Abdullahu operoi meniskun e këmbës së majtë në një nga klinikat private në Shkup, ndërsa thotë se deri më tash gjithçka po shkon sipas planit dhe se shumë shpejt do tu kthehet stërvitjeve.

“Mora një lëndim që në ndeshjen ndaj Varadrit në Tetovë, mirëpo nuk besova se është ndonjë lëndim serioz, ashtu që vazhdova me stërvitje. Megjithatë ndjeja shumë dhimbje ashtu që pas konsultimeve me mjekë, vendosa ti nënshtrohem operimit në meniskun e këmbës së majtë.  Ka gati tre javë që jam operuar, ashtu që nëse shkon gjithçka sipas planit, në fushën e blertë do kthehem pas tre javësh” – tha enkas për “infOSport.mk”, mbrojtësi i majtë te Renova, Xhelil Abdullahu.

Nga 01 qershori futbollistët e Renovës do të shkojnë në pushim, ndërsa priten te kthehen diku ka data 24 qershor, atëherë kur edhe Abdullahu do të jetë i gatshëm për tu stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës për sezonin e ri futbollistik, 2017/2018.

Leave a Reply