Nesër bëhet grumbullimi i parë futbollistëve të Maqedonisë

Nesër bëhet grumbullimi i parë i reprezentuesve të përfaqësueses së Maqedonisë për dy ndeshjet e muajit qershor ndaj Turqisë dhe Spanjës.

Seleksionuesi Igor Angellovski do të llogaritë në të gjithë futbollistët që ka përfshirë në listën e tij për këto dy ndeshje. Deri më tani nuk ka ndonjë njoftim për reprezentues që nuk iu është paraqitur ftesës së Angellovskit.

Maqedonia takimin e parë do ta ketë kontrollues me përfaqësuesen e Turqisë me 5 qershor, ndërsa 6 ditë me vonë në Shkup do të përballet me Spanjën  në kuadër të ndeshjeve eliminatore për Botërorin Rusi 2018.

Leave a Reply