Nuk ndalet Ronaldo, thyen edhe një rekord

Super ylli i Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo mbrëmjen e sotme është futur në historinë e Ligës së Kampionëve si lojtari i parë që ka shënuar në tre finale të ndryshme në këtë kompeticion. Portugezi sonte në finalen e Kardifit ndaj Juventusit realizoi dy gola në fitoren 4:1 të skuadrës së Realit të Madridit që festoi edhe titullin e 12-të në historinë  e Ligës më prestigjizoe Europiane.

Ndërkohë Mario Manxhukiq që shënoi golin  e vetëm për kampionët e Italisë, u bë vetëm futbollisti i tretë në histori që shënon me dy skuadra të ndryshme në një finale të Ligës së Kampionëve.

Kroati kishte shënuar edhe në vitin 2013 kur Bajerni i Munihut kishte mundur Borusinë e Dortmundit.

Ndërkohë sa u përket golave të Kristiano Ronaldos në ndeshjet finale, ai fillimisht kishte shënuar me Mançester Junajtedin në vitin 2007 ndaj Çelzit, pastaj në finalen e vitit 2014-të kur Reali mposhti Atletko Madridin, ndërsa një gjë të tillë bëri edhe sonte ndaj Juves, duke shënuar dy herë në portën e Bufon.

Ndërkohë Reali i Madridit ka arritur që të shënojë gol edhe në ndeshjen e 65-të, pasi hera e fundit që “mbretërit” nuk kishin shënuar në një ndeshje, ishte ajo e sezonit të kaluar kundër Mançester Sitit në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve Europian.

Leave a Reply