Lakazet pranë transferimit në Premier Ligë

Aleksandër Lakazet karrierën e tij do ta vazhdojë në Angli. Edhe pse emri i sulmuesit të Lionit lidhej me një transferim të ngushtë te skuadra e Atletiko Madridit, një transferim i tillë nuk ndodhi për shkak dënimit të skuadrës spanjolle, e cila edhe këtë vit nuk do të ketë të drejtën e blerjeve të futbollistëve të rinj.

E gjithë kjo solli edhe deri te ndryshimi i destinacionit të futbollistit francez, i cili tashmë është shumë pranë transferimit te gjigandët anglez të Liverpullit.

Lakazet vlerësohet në 50 milion euro nga ana e drejtuesve të Lionit, shifër kjo mëse e përballueshme nga të kuqtë që në sezonin e ri do të luajnë në Ligën e Kampionëve.

Ditë më parë skuadra nga “Enfilld Roud” gjeti akordin me Mohamed Sallah të Romës, mirëpo si duket kjo nuk do të jetë goditja e vetme e fuqishme e bërë nga ana e drejtuesve të Liverpullit, të cilët kanë planifikuar një tjetër goditje të bujshme për sulmin e skuadrës së tyre, teksa kanë “piketuar” një sulmues me peshë, si Aleksandër Lakazet, i cili sezonin e fundit në elitën e futbollit francez me skuadrën e Lionit në 30 ndeshje realizoi 28 gola.

Leave a Reply