Dortmundi gjen pasardhësin e Tuhel

Trajneri i deritanishëm i Ajaksit, Peter Bosh ka arritur marrëveshje me Borusinë e Dortmundit.  Një gjë tët tillë pohon “Bild”, duke informuar njëkohësisht se Bosh nesër edhe zyrtarisht do të emërohet në postin e trajnerit te skuadra nga “Sinjal Iduna Park”.

Ai në postin e trajnerit do të zëvendësojë Tomas Tuhel, i cili ditë më parë u shkarkua nga ana e drejtuesve të Dortmundit.

Prioritet i drejtuesve të skuadrës gjermane, ishte Lusien Favre, mirëpo i njëjti kishte preferuar që të mbetet te Nica, me të cilën skuadër sezonin e ri do të luaj në Ligën e Kampionëve Evropian.

Dortmundi do ti paguaj 5 milion euro dëmshpërblim Ajaksit për Bosh, i cili në sezonin e tij të parë në krye të Ajaksit arriti që të dërgojë skuadrën nga Amsterdami deri në finalen e Liga Evropa.

Leave a Reply