Maqedonia apo Turqia luante si vendase? (FOTO)

Sonte në “Telekom Arena” u zhvillua ndeshja miqësore ndërmjet  Maqedonisë dhe Turqisë. Ndeshja u mbyll me barazim pa gola, në fushë kishte duele të shumta mes fubollistëve të të dyja skuadrave, ndërsa në tribuna mbizotëronte tifozëria turke, që ishte në numër më të madh.

Flamujt turq ishin më në numër, ndërsa tifozëria turke ishte bashkuar nën flamurin me yll dhe hënë, pavarëisht se disa prej tyre mbanin fanellat e Beshiktashit, disa të tjerë ata të Galatasarajit, e disa të tjerë ato të Fenerbahçes.

Ishte kjo edhe arsyeja për të cilën reagoi edhe futbollisti më në formë i përfaqësueses së Maqedonisë, Iilija Nestorovski, i cili pyeti pubikun maqedonas: “Pse nuk e përkrahni reprezentacionin edhe në ndeshje më të ndryshme nga ato si me Spanjën, Italinë…..?

Leave a Reply