Angellovski i kënaqur me rezultatin dhe futbollistët e tij

Igor Angellovski ka mbetur i kënaqur me lojën që treguan futbollistët e tij në ndeshjen miqësore të sapo mbyllur në “Telekom Arena” ndaj Turqisë. Maqedonia barazoi pa gola, edhe pse kishte një dominim të lehtë ndaj skuadrës turke.

Në dy raste Maqedonia madje arriti që të shënojë, mirëpo në të dyja rastet golat e shënuar nga Mojsov në minutën e 19-të dhe Alioskit në minutën e 53-të u anuluan për shkak pozitës jashtë loje.

“Mendoj se kishim mundësi që të luajmë një ndeshje kontrolluese kualitative, kundër një përfaqësuese të fortë siç është Turqia. Ishte një ndeshje e mirë, krijuam raste të mira, dominuam fushën, kishim dy gola të pa pranuar. Kishte atmosferë të mirë edhe nga tribuna, na dhanë përkrahjen e duhur dhe i falemenderojë” – tha Angellovski pas përfundimit të ndeshjes.

Ishte ky një test i mirë për të përzgjedhurit e tranerit Angellovski, të cilët me 11 qershor në “Telekom Arena” me fillim në ora 20:45do të zhvillojnë ndeshjen kualifikuese përballë Spanjës.

Leave a Reply