Boshnjaku Kolashinac, futbollisti më i ri i Arsenalit

Arsenali bën përforcimin e parë në merkaton e verës. Është boshnjaku Sead Kolashinac futbollisti më i ri “Topçinjëve”, me këta të fundit që me anë të një komunikate për media njoftuan opininion për transferimin më të ri.

Boshnjaku 23 vjeçar, për shkak të disa problemeve me dokumentacionin,  Arsenalit do t’i bashkangjitet në muajin korrik.

Kolashinac ditë më parë i përfundoi kontrata me Shalken e Gjermanisë, ndërsa te Arsenali kalon me parametra zero. Përveç Shalkes, 23 vjeçari boshnjak më herët ka luajtur edhe për Shtutgartin e Karsluherin. Kujtojmë që për Kolashinacin ishin të interesuar edhe dy skuadrat tjera gjigande si Çelsi dhe Juventusi.

Leave a Reply