Golden Stejt fiton sërish, vetëm një hap larg titullit (VIDEO)

Golden Stejt ka shënuar edhe fitoren e tretë nga po aq përballje në serinë finale ndaj Klivlend Kavaliers, njofton “infOSport.mk”.  Ata mëngjesin e sotëm shënuan fitore me rezultatin 118:113, duke vazhduar dominimin e plotë në NBA. 15 fitore të njëpasnjëshme për “uarriors” në ndeshjet e “play-off” përfshirë këtu edhe 3 ndeshjet finale, bëjnë që Golden Stejt të konsiderohet si ndër më të mirat në historinë e NBA-së.

Protagonisti i padiskutueshëm në “Quicken Loans Arena” ka qenë edhe një herë Kevin Durant, autor i 31 pikëve, ndërsa nuk mungoi edhe ndihma e Tompson që këtë ndeshje e mbylli me 30 pikë, derisa Stefan Keri u ndal në shifrën e 26 pikëve.

Në anën tjetër si zakonisht u dallua LeBron Xhejms me plotë 39 pikë, ndërkohë Irving këtë ndeshje e mbylli me 38 pikë.

Ndeshja e rradhës e serisë finale midis Golden Stejt dhe Klivlendit në program është me datë 10 qershor në parketin e “kavaliers”, ku me fitore eventuale, Golden Stejt do të shpallej kampion.

Leave a Reply