Grashopers i merr Bejtullain Shkëndijës!?

Paraqitjet e mira të Egzon Bejtullait gjatë sezonit që lamë pas me fanellën e Shkëndijës dhe njëkohësisht me atë të përfaqësueses shpresa të Maqedonisë, nuk kanë mbetur pa u vërejtur edhe nga skuadrat europiane. Një ndër futbollistët më të talentuar në futbollin vendor është vënë në radarin e skuadrës së njohur zvicerane, Grashopers, drejtuesit e së cilës skuadër dëshirojnë ta bëjnë për vete atë.

Është vetë drejtori sportiv i skuadrës zvicerane, Matias  Valter, ai i cili e dëshiron Bejtullain te Grashopersi.

Valter njeh mirë kualitetet e futbollistit tetovar, që nga koha kur ai te Shkëndija luante rolin e drejtorit sportiv, ndërsa thuhet se brenda kësaj jave ai do të udhëtojë drejt Maqedonisë për tu takuar me drejtuesit e Shkëndijës dhe për të folur lidhur me transferimin e Bejtullait në Zvicër.

Leave a Reply