Mesi tashmë kushton 400 milionë euro!

Ylli i Barcelonës, Lionel Mesi ka arritur marrëveshje me klubin për kontratën e tij të re. Kështu njofton radio “Cadina SER”, sipas të cilës negociatat mes dy palëve janë zvarritur një kohë të gjatë, mirëpo më në fund është arritur akordi.

Kontrata e re e Mesit do të jetë 3+1, dhe argjentinasi do të përfitojë 30 milionë euro në sezon. Ndryshimi më i rëndësishëm në kontratën e re është një rritje e konsiderueshme në klauzolën e lojtarit, me Mesin që do të kushtojë plot 400 milionë euro. Kjo shumë do të jetë për secilën skuadër, e cila dëshiron të rrëmbejë argjentinasin gjatë 4 viteve të ardhshme.

Bisedimet për kontratën e re u udhëhoqën nga presidenti Barcelonës, Maria Bartemu, Mesi dhe babai tij. Kontrata e re do të firmoset para 30 qershorit.

Kujtojmë që kontratë aktuale e Mesit skadon në vitin 2018.

Leave a Reply