Shkendija bënë për vete armenin Voskanjan?

Shkendija është shumë pranë transferimit të reprezentuesit armen, Taron Voskanjan. Sipas asaj që shkruan “ekipa.mk”, zyrtarë të skuadrës tetovare mbrëmë kanë qenë në Podgoricë, për të biseduar rreth transferimit të Voskanjan në rradhët e tyre.

24-vjeçari ishte pjesë e kombëtares së Armenisë, e cila mbrëmë pësoi një disfatë të rëndë 4:1 nga Mali i Zi. Voskanjan luajti për gjatë 90-të minutave, ndërsa sipas asaj që shkruan “ekipa.mk”, pas përfundimit të ndeshjes, palët janë dakorduar dhe se Voskanjan, i cili aktualisht luan te skuadra qipriote e Karmiotisa, sezonin e ri do të luaj me fanellën e Shkëndijës.

24-vjeçari do të përforcojë mbrojtjen e Shkëndijës, që ishte pika më e dobët sezonin e shkuar. Voskanjan sezonin e fundit me ekipin e Karmiotissa regjistroi 20 ndeshje kampionale dhe 8 në kuadër të Kupës.

Sukseset e tij më të mëdha Voskanjan i kishte arritur me skuadrën e Pjunik, me të cilën skuadër në sezonin 2014/2015 ishte shpallur kampion, tre vite rradhazi (2012/2013, 2013/2014, 2014/2015) kishte triumfuar në Kupën e Armenisë, ndërsa para se të largohej në drejtim të futbollit qipriot në sezonin 2015/2016, ai kishte ngritur lartë edhe Super Kupën.

Ai me përfaqësuesen e Armenisë kishte debutuar me 19 vjet, 8 muaj e 23 ditë, në ndeshjen miqësore të 14 nëntorit të vitit 2012-të, ndërsa që nga atëherë ai ka  zhvilluar plotë 21 ndeshje, përfshirë këtu edhe ndeshjen e fundit eliminatore të përafqësueses së Armenisë kundër Malit të Zi të zhvilluar mbrëmë në Podgoricë.

Leave a Reply