Junajtedi bënë Moratan futbollistin më të shtrenjtë spanjoll!!!

Alvaro Morata mund të bëhet futbollisti më i shtrenjtë spanjoll. Futbollisti i Realit të Madridit është në rrugë të mirë që të transferohet në Angli, te skuadra e Mançester Junajtedit. Hoze Murinjo dëshiron të forcojë ekipin me sulmuesin spanjoll, për shërbimet e të cilit Real Madridi kërkon një dëshmshpërblim prej 90 milion euro.

Megjithatë duke pasur parasysh edhe dëshirën e Moratas për tu larguar dhe paralajmërimin e bërë nga ana e tij për drejtuesit e klubit “madrilen”, të gjitha indikacionet janë se transaksioni do të mbyllet për një shifër prej 70 milion euro, që do të ishte nënshkrimi më i shtrenjtë i një futbollisti spanjoll në histori, duke tejkaluar në këtë mënyrë transferimin e Fernando Tores, i cili për një shumë prej 58.5 milionë euro kishte kaluar nga Liverpulli te Çelzi.

Alvaro Morata ka rritur vlerën e tij në çdo transferim. Për shërbimet e tij Juventus i kishte paguar 20 milion euro Realit të Madridit, skuadër kjo e cila pas paraqitjeve të shkëlqyeshme të Moratas me fanellën “bardhë e zi”, vendosi të ushtrojë opsionin e riblerjes, duke i paguar skuadrës kampione të Italisë, plotë 30 milion euro, për të rikthyer atë në “Santiago Bernabeu”.

Vetëm brenda pak viteve çmimi i tij është rritur dukshëm, dhe ai tashmë tejkalon shifrën prej 70 milion euro.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply