Zhuta largohet nga Rijeka, shkon te Rapid Viena?

Reprezentuesi i Maqedonisë, Leonard Zhuta është pranë largimit nga skuadra kampione e Kroacisë, Rijeka. Mediat austriake kanë zbuluar se 24 vjeçari shqiptar nga Maqedonia që luan mbrojtës i majtë te Rijeka, me paraqitjet e tij të mira ka tërhequr vëmendje te drejtuesit e Rapid Vienës, me këta të fundit që kanë shfaqur interesim serioz për shërbimet e tij.

Gjithnjë sipas mediave austriake, drejtuesit e të dy klubeve kanë nisur bisedimet dhe nëse punët shkojnë ashtu si duhet, transferimi pritet së shpejti të realizohet.

Zhuta te Rijeka kaloi në verën e vitit 2015, ndërsa më herët ishte pjesë e skuadrës suedeze Haken. Zhuta për përfaqësuesen e Maqedonisë ka të regjistruar 15 paraqitje.

Leave a Reply