Iseni te Vardari, kush do e bartë numrin 10-të te Shkupi?

Besar Iseni edhe pse ende nuk është prezantuar nga Vardari, ai po vazhdon të stërvitet me kampionët në fuqi. Iseni edhe pse në moshë të re ishte njëri ndër lojtar kyç te Shkupi që bënte diferencën në terren, duke u cilësuar si mbret i mesfushës te “Bardheblutë”.

Një gjë të tillë më herët e bënte Besir Demiri, që më pas u largua nga Shkupi në drejtim të Shkëndijës dhe në janar të këtij viti përfundoi te Vardari. Asaj kohe me largimin e Demirit nga Shkupi, Iseni mori rolin kryesor të mesfushës, të cilën punë deri më sot e bëri shumë mirë, duke qenë gjithmonë në formacionin startues.

Mirëpo me largimin e tij drejt Vardarit, ky vend për momentin te Shkupi ka ngelur i zbrazur, ndërsa mbetet në dilema çështja se drejtuesit e skuadrës nga Çairi kujt do t’ia besojnë fanellën me numrin 10-të dhe cili futbollist do të jetë kompakt për ta zëvendësuar talentin Iseni?/“InfOSport.mk”

Leave a Reply