Tiago Silva kthehet sërish në Milano, por….!!!

Investitorët e huaj në futbollin italian, kanë bërë që “Serie A”, të rikthehet në qendër të vëmendjes, kur janë në pyetje transferimet e futbollistëve. Ndër skuadrat më aktive në këtë afat kalimtar të verës po tregohen dy skuadrat milaneze, që tashmë drejtohen nga investitorë kinez, të cilët me të hollat që posedojnë, po bëjnë që dy skuadrave gjigande italiane, Milanit dhe Interit, të ju rikthehet emri në majat e futbollit italian.

Pas ofenzivës së Milanit që transferoi tre futbollistë, tashmë është rradha a e Interit, që është i gatshëm të bëjë një super transferim. “Neroaxurrët”  me kërkesë të trajnerit të tyre Luçiano Spalleti synojnë që të transferojnë qendërmbrojtësin e Paris Sen Zhermenit, Tiago Silva.

Nëse braziliani vendos të kaloj te Interi, pa dyshim se kjo do të jetë një goditje e madhe për Milanin, skuadër kjo që gjithmonë ka ëndërruar që ta rikthej Silvan në “San Siro”.

Tiago Silva me PSZH-në ka kontratë deri në vitin 2020-të, por një ofertë e majme nga ana e “zikaltërve”, mund ty ndryshojë mendjen e brazilianit, sidomos pas dështimit në Ligue 1 dhe Ligën e Kampionëve.

Leave a Reply