Alioskin nuk e lënë “rahat”, oferta nga shumë klube

Ezgjan Alioski si duket është futbollisti më i përfolur nga Maqedonia për këtë merkato verore. Alioski aktualisht është pjesë e Luganos, ndërsa për të janë të interesuar shumë klube tjera evropiane, ku së fundmi është shfaqur edhe Lacio e Serisë A.

Nga Lugano kanë bërë të ditur se për ta lënë të lirë 25 vjeçarin shqiptar, kërkojnë 5 milionë euro, pasi kontrata Alioksit i skadon në vitin 2018. Kujtojmë që për reprezentuesin shqiptar janë të interesuar edhe Baern Leverkuseni, Lester Siti, Dortmundi e Shtutgarti.

Alioski sezonin në kampionatin zviceran e mbylli me 16 gola të shënuar edhe 14 asiste.

Leave a Reply