Mediat italiane shkruajnë për largimin e De Biasit nga Kombëtarja

Pas njoftimit të Xhani De Biasit për largimin nga Kombëtarja e Shqipërisë, përveç mediave shqiptare, rëndësi këtij lajmi i kanë kushtuar edhe mediat në Itali.

Mediat italiane e cilësuan të helmuar shpërthimin e trajnerit ndaj FSHF-së. “I lënduar nga kritikat e shumta kohët e fundit dhe i ndërgjegjshëm që kishte dhënë gjithçka për kauzën, Gianni De Biasi i jep lamtumirën Kombëtares shqiptare”, shkruan “Sport e Vai”.

“Corriere dello Sport” e cilëson një lamtumirë të hidhur të ndikuar nga presidenti Armand Duka, ndërsa kanë nisur që tani pretendimet e ekipeve për të marrë në stol trajnerin e rikthyer në Itali. De Biasi po joshet jo pak për provuar sërish Serie A, një kampionat të cilin e la pa shkëlqim në vitin 2010 kur drejtonte Udinezen.

De Biasi sot me anë të një konference për shtyp njoftoi largimin e tij nga Kombëtarja në përfundim të eliminatoreve për Botërorin Rusi 2018.

Leave a Reply