Rrahmani e nis me gol te Dinamo Zagrebi

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani ka debutuar me gol te Dinamo Zagrebi. Rrahmani këtë verë është kthyer te skuadra e Dinamos, duke realizuar gol në ndeshjen e parë me nënkampionët e Krocisë, në kontrolluesen që këta të fundit regjistruan fitore 4:0 ndaj FC Muras.

Rrahmani u aktivizua në minutën e 17-të të sfidës, ndërsa në të 66-ën shënoi rrjetën që vulosi rezultatin përfundimtar 4-0.

Gola tjerë për Dinamo Zagrebin i realizuan Fernandes, Hodxhiç dhe autogoli i Puckos.

Rrahmani u bë pjesë e Dinamos verën e kaluar për 1.6 milionë euro, ndërsa u huazua te Lokomotiva e Zagrebit për një sezon. Kosovari me Lokomotivën zhvilloi 28 ndeshje, duke shënuar edhe një gol.

Leave a Reply