Nuk ndalet Milani, të martën prezanton edhe Kontin

Milani nuk ka të ndalur. Pasi arritën marrëveshjen e duhur me turkun, Hakan Çalhanoglu, prezantimi i të cilit duhet të ndodh gjatë ditës së sotme, drejtuesit e skuadrës nga “San Siro”, ndodhen shumë pranë transferimit të një tjetër futbollisti.

Sipas “Calciomercato”, të martën testeve mjekësore do të ju nënshtrohet edhe mbrojtësi i Atalantas, Andrea Konti, i cili drejtuesve milanez do ju kushtojë 22 milion euro.

23 vjeçari pritet të zëvendësojë Matea De Shiljon, i cili nuk po pranon vazhdimin e kontratës me “kuqezinjtë”, duke dashur të provoj veten te kampionët e Juventusit.

Leave a Reply