Nuk ndalet Milani, vjen edhe goditja e rradhës

Andrea Konti do të jetë përforcimi i radhës te skuadra e Milanit. Mbrjtësi i Atalantas të enjten pritetë të ju nënshtrohet testeve mjekësore, për të nënshkruar më pas kontratë me “rossonerët”.

Menjëherë pas kryerjes së kontrollevem ai po në të njëjtën ditë, do ti bashkohet ekipit “kuq e zi” në përgatitjet për sezonin e ri që nisën të martën.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, marrëveshja ndërmjet klubeve është arritur për shumën prej 24 milionë eurosh.

Konti kështu bëhet blerja e shtatë e Milanit, pas Mateo Musakios, Frank Kesie, Rikardo Rodrigez, Andre Silva, Fabio Borini dhe Hakan Çalhanoglou.

Mirëpo kjo si duket nuk do të jetë e tëra nga ana e drejtuesve milanez, të cilët do të tentojnë që në “San Siro” të sjellin edhe mesfushorin e Lacios, Lukas Bilja, si dhe sulmuesin e Fiorentinës, Nikola Kaliniç.

Leave a Reply