Punë e kryer, Panuçi merr drejtimin e Kombëtares shqiptare!

Ish futbollisti i Milanit, Kristian Panuçi do të pasojë Xhiani De Biasin në krye të Kombëtares shqiptare. Të paktën një gjë të tillë pohojnë mediat italiane, sipas të cilave, në orët e vona të së hënës, është arritur akordi mes Panuçit dhe Federatës Shqiptare të Futbollit.

44-vjeçari nga Savona është përzgjedhur mes një morie emrash si Sedorf, De Kanio, Malezani, Zenga, etj, që u kontaktuan nga FSHF, për të marrë drejtimin e kombëtares.

Në karrierën si futbollist, Panuçi numëron një sërë klubesh me emër si Milan, Real Madrid, Inter dhe Roma, ndërsa si trajner, ka vetëm një eksperiencë si ndihmës i Fabio Kapellos, në Botërorin e vitit 2014, me kombëtaren Ruse.

Kjo do të jetë eksperienca e parë e Panuçit si trajner i parë dhe do t’i duhet të zëvendësojë një emër si Xhiani De Biasi, i cili la gjurmë në futbollin shqiptar.

Nën drejtimin e këtij të fundit, Shqipëria në vitin 2016-të u kualifikua në Evropianin e Francës, që ishte suksesi më i madh në historikun e futbollit shqiptarë.

Leave a Reply