Lukaku i siguron fitoren Junajtedit (VIDEO)

Mançester Junajtedi ka shënaur fitore 2:1 ndaj Real Solt Lejk Siti në ndeshjen kontrolluese të zhvilluar orëve të para të mëngjesit të sotshëm në Sandi të Jutas.

Në këtë ndeshje golin e tij të parë me fanellën e “Djajve të Kuq” e realizoi përforcimi i tyre më i fundit, Romelo Lukaku, me golin e të cilit Mançester Junajtedi siguroi fitoren.

Mirëpo kjo fitore ishte nën hijen e lëndimit të Huan Matas, i cili në minutën e 59-të braktisi ndeshjen, duke i lëshuar vendit Miçel.

Ndryshe ishin futbollistët e Real Solt Lejk Siti të parët që shënuan në këtë përballje me anë të Lukas Silva në minutën e 24-të. Nuk vonoi shumë dhe Mikhtarian 5 minuta më pas barazoi shifrat në 1:1, ndërkohë me golin e realizuar në minutën e 39-të Lukaku i siguroi fitoren skuadrës angleze.

Në pjesën e dytë Hoze Murinjo bëri shumë ndryshime në formacion, duke ju dhënë rastin thuajse gjithë futbollistëve që kishte në bankinë, ndërsa nga minuta  e 68-të, skuadra nga “Olld Traford” luajti me një futbollist më pak në fushë, pas përjashtimit të Antonio Valencia.

Ndeshjen e rradhës kontrolluese Mançester Junajtedi do ta zhvillojë me 21 korrik ndaj Mançester Sitit.

Leave a Reply