ZYRTARE, Zidan largohet nga Real Madridi

Luka Zidane në sezonin e ri futbollistik nuk do të jetë pjesë e Realit të Madridit. Djali i trajnerit Zinedin Zidaneka finalizuar huazimin e tij te Rasing de Stantander pasditen e së martës.

Portieri i Real Madrid ka mbërritur pak pas mesditës në selinë e klubit të ri dhe është pritur nga drejtori sportiv, Çuti Molina.

Ai pjesë e Rasing Santander do të jetë për një vit të plotë, deri më 30 qershor të vitit 2020.

Luka Zidane në këtë mënyrë do të fitojë eksperiencë në kategorinë e dytë spanjolle te një prej klubeve më histori të madhe në futbollin spanjoll.

Francezi do të konkurrojë me Ivan Krespon për një vend titullari në portën e Santander.

Leave a Reply